Carl Bildt

Bota

Diplomati suedez: Agresioni rus në Ukrainë po rrit kostot globale të ushqimeve

6 Mars 2022, 13:23| Përditesimi: 6 Mars 2022, 13:26

  • Share

Efekti i drejtpërdrejtë i sulmit rus mbi Ukrainën është rritja e kostove globale të ushqimeve. Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë dhe tashmë bashkë kryetar i “Këshillit Europian për Çështjet e Jashtme”, thotë se çmimi i grurit është rritur tanimë me 50 % që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

“Një tjetër efekt i agresionit rus është rritja e kostove globale të ushqimit. Çmimi i grurit është rritur 50% që nga fillimi i agresionit, me Ukrainën eksportuesin e dytë më të madh në botë, dhe Egjipti ndër shumë vende të tjera, të varur nga importet e drithërave. Kjo do të ketë efekte politike në disa vende”, shkruan Bildt në twitter.

Në shumë vende po raportohet për rritje të çmimeve të produkteve të konsumit, si rrjedhojë e konfliktit Ukrainë-Rusi. Por jo vetë, rritje të çmimit ka pësuar edhe energjia elektrike, karburanti e gazi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ssss: 06/03/2022 19:47

    Nuk kuptoj cfare pret perendimi me shume per luften ne Ukraine. A ka me krim te vriten femijet, engjejt te cilet as nuk e kuptojne cpo behet e qe nuk kane asnje faj???? Zhdukeni ate Putinin se shkateroi familje pa fund

    Përgjigju
  • Papagalli: 06/03/2022 13:42

    Amerika po te jete kaq e forte nuk iken me turp si ka ikur nga Vietnami dhe tani nga Afganidtani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?