Ella Washington

Tirana

Diplomohet në moshën 89 vjeçare por amerikania dëshiron edhe masterin

28 Maj 2018, 17:43| Përditesimi: 28 Maj 2018, 17:50

  • Share

Një 89 vjeçare nga SHBA është diplomuar në universitetin Liberty të Virginia, por Ella Washington nuk ndalet me kaq, ajo thotë që do të vazhdojë studimet dhe të regjistrohet për magjistraturë.

Sipas mediave amerikane ajo ishte martuar shumë e re dhe kishte krijuar familje, dhe për shkak të angazhimeve të shumta nuk kishte mundur të vazhdonte shkollimin.


(Ella Washington)

“Asokohe nuk ka pasur shumë mundësi punësimi për afro-amerikanët, por ajo kurrë nuk u dorëzua dhe punoi punë të ndryshme që të na e sigurojë kafshatën e gojës”, ka deklaruar bija e saj Elle Mitchelle.

Ajo ka shtuar se si nëna i kishte mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe llogarisin ende pa u regjistruar në shkollë.

Ella fitoi diplomën për infermiere në vitin 1978, kur ishte 49-vjeçare, ndërsa gjashtë vite më parë e bija mezi arriti ta bind që të regjistrohet në fakultet dhe të përfundojë studimet online në universitetin Liberty.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?