Enrico Melozzi, dirigjent

Dirigjenti i Elsa Lilës: Fitore e hidhur, kam dyshime se si u shpërblye bileta e Eurovizionit, ai grup nuk paraqitej në prova

24 Dhjetor 2022, 11:50| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 13:40

  • Share

Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi është shprehur i revoltuar dhe i trishtuar në rrjetet sociale pasi kënga e Elsa Lilës nuk do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion dhe ngre pyetje në formë akuze ndaj festivalit. Elsa Lia fitoi çmimin e parë të jurisë, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina dhe familja Kelmendi. 

Përmes një shkrimi në istastory në faqen e tij të instagramit, dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisiondhe madje nuk kursen as ironinë për fituesit.

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, e përfundon reagimin e tij Melozzi .

Këngëtarja Elsa Lila nuk përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, pasi në bazë të rregullave të reja të festivalit, artisti apo grupi i cili  merr çmimin e publikut do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa Elsa Lila ka fituar çminin e parë nga juria. 

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë. 
 

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ridi: 24/12/2022 19:48

    Ky Italiani vjen ne Shqiperi dhe me nje kenge ku edhe vete Evita u ndje keq, mendon te prezantohet ne Eurovizion. Ore se spo e kuptoj, po kjo "Elsa" nuk duhet te ishte ne burg! Keshtu mendon te pastroje emrin Elsa! Te na thote ky Italiani i kulturuar dicka me teper per bukurine ne kete rast.

    Përgjigju
  • Besnik: 24/12/2022 17:29

    Ky italiani ka harruar qe ne Shqiperi pelqejne tallavane,pelqejne Perputhen,pelqejne stresin drogaxhiun ,pelqejne kenget me motive turke,pelqejne Gymyshin dhe Xhemrene.D.m.th jane teresisht injorante.Pale sa u pelqen kur grate dhe motrat ua perdorin shefat dhe bejne moral per grate e tjera.O zot komb injorant

    Përgjigju
    • Arber: 24/12/2022 19:12

      Komb injorant? Nuk jemi te tille. Preferencat ne muzik,sport etj jane personale.Kur flet per grate dhe motrat ke parsysh edhe femrat(nena,motra,vajza)qe jane ne shtepine tende jane te tilla ?

    • Emigranti: 24/12/2022 17:59

      Çfarë lidhje kanë këto që thua ti me këtë që thotë ai? Ndoshta ti Besnik na qënke evropian më shumë se vetë evropianët, ahahahahaha apo si ata që kur kthehen në Shqipëri flasin në gjuhë të huaja rrugës për të shitur mend, apo si ata që "fëmija ime ka lindur andej, ndjehet italian/gjerman/Francez/grek" kur prindërit i ka shqiptarë, lindka fëmija tjetër, ahahahajajjaj

  • Dori: 24/12/2022 17:12

    Ore un nuk kuptoj si o jepet cmimi i pare Elses me nje kenge pa fjale...nuk kuptohej ashe ,e gjith kenga mmmm,uuuu,aaaa,iiii...po cfar kenge eshte ajo?

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/12/2022 15:52

    O Enrico, mos kujto se "hajde se Shqipëri hesapi", të marrim ndonjë çantë nga Italia dhe e kemi të sigurt fitoren. Si mund të fitonte ajo kënga skandaloze, pa kuptim, pa ritëm, pa zë, pa bazë? Si mund të dilte Shqipëria me një këngë të tillë në Eurovizion? Ky edicion i Festivalit ka qenë ndoshta më i dobëti i të gjitha kohërave, zero emocione, zero këngë të bukura, publiku i përgjumur, skenari zero etj...

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 24/12/2022 13:28

    Enrico, kenga ishte harmonikisht komplekse por zeri Elses jo. Zeri Elses ishte I shtremberuar, I ngjirur, I trashur dhe fjalet e pakuptimta pra nje kopje e shemtuar e Valerias. Ndoshta ne italisht mund te kete tingelluar bukur por ne shqip "fa schifo" Nuk e merito te as finale por e mori nga simpatia ne te shkuaren. Hajt Emriko mos u merzit se leket I ke marre

    Përgjigju
    • emri: 24/12/2022 17:23

      zeri i kesaj ka mare fund, helbete mosha aktivitetet extrakurikulare ne itali ... po dhe kenga nje gje e vaket qe mender nuk bente as per aty ... te jemi realiste kjo ishte kenge koti. mund te ishte cakerr me qoreve kenge te festivalit po kjo eshte dhe shterpesija qe po shohim vite me radhe . Erdhi Lila te e ngjalle ... sa per italianin e revoltuar kemi vetem dy llafe : Ma vaaaaa .....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?