TIRANË- Nëse nuk keni plane për fundjavë, atëherë zgjedhja ideale është për të vizituar Petrelën, aty ku për tre ditë radhazi do të organizohet ‘fshati krijues’, një aventurë e bukur e ndarë në 4 disiplina të ndryshme e ku kushdo mund të gjejë veten.
Nga data 21-23 tetor, në Petrelë do të organizohen aktivitete që do të jenë të ndara në disiplinën e arteve pamore, Arkitekturë/ Design, Teatër/ Kinema si edhe muzikë. Qëllimi është zhvillimi i aftësive krijuese dhe shkëmbimi i eksperiencave në programe të dedikuara për të gjitha moshat. Gjithashtu, do të ketë edhe shumë të ftuar, dëgjesa dhe trajnime.
Kjo është një mundësi në të cilën të gjithë mund të kalojnë një fundjavë ndryshe, përtej kafeneve e bareve-restoranteve.
4 Disiplinat
Artet pamore
Arkitekturë/ Design
Teatër/ Kinema
***
Muzikë
Shumë të ftuar
Dëgjesa dhe Trajnime
Programe të dedikuara për të gjitha moshat
Yoga dhe kulinari
Teatër
Film
Muzikë
Art Craft
Instalacione...dhe shumë argëtim