Aktorja e humorit Delinda Disha, tregoi për fansat dhe ndjekësit e saj ngjarjen e dhimbshme që përjetoi.
Përmes një postimi në Instastory, ajo tha se humbi binjakët e saj të cilët pritej t’i sillte në jetë pas disa muajsh. Ky lajm vjen vetëm disa ditë, pasi aktorja konfirmoi lajmin e ëmbël.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.