Disa ditë pas largimit të Helidon Bendos, shkon në Kryeministri drejtori i komanduar i SHISH Oljan Kanushi! Më herët në takim edhe Guvernatori Sejko

27 Dhjetor 2022, 13:17| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 15:55

  • Share

Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Oljan Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri. Ai është fotografuar nga gazetari i Report Tv Ermal Qori të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Ai u lirua nga detyra pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Më herët është parë të hyjë në Kryeministri edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 27/12/2022 13:55

    Ky lajm eshte per sekksionin "cudira shqiptare". Drejtori i "komanduar" i SHISH??? Ai organ sot funksionin ne shkelje te hapur kushtetuese dhe ligjore. Njesoj si disa vite me pare. Sepse ligji i jep prerogative vetem Drejtorit qe eshte pergjegjes per veprimtarine e atij organi. Edhe sikur "komandimi" fe themi qe eshte i rregullt, nuk eshte me sa kohe qe organi nuk ka Drejtor. Tipike sallate shqiptare juridike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?