Fotot makabre nga morgu, janë të tilla makabre, në çdo kohë. Edhe kur nuk ka pandemi. Edhe në një ditë të zakonshme dhe të qetë të Shqipërisë.
Morgu është vendi ku njeriu zhvishet për herë të fundit në jetë, jo vetëm nga rrobat, por nga çdo organ i tij. Mund të ndodhë të marrësh foto në morg, duke hapur trupin e njeriut të vdekur, duke e vendosur mbi tavolinë, duke e vendosur në shesh, duke e futur në frigorifer… Mjafton të kesh zemër të fortë, për të parë një skenë makabër.
Lulzim Bashës, që tashmë ka marrë dhe detyrën e shefit të morgut të Tiranës, duhet t’i jemi mirënjohës që nuk ka zgjedhur pozicione shumë makabre. Ka zgjedhur vetëm disa të vdekur në dyshem, para se të futen në frigorifer. Mund të kishte zgjedhur dhe mjekun, duke e çarë trupin e të ndjerit, dhe të ulëriste gjithë populli: “Shiko si i masakrojnë të vdekurit në morg”.
Ndaj në këtë aspekt, është treguar mesatarisht i moderuar. Them se është treguar i tillë, pasi njeriu i tij në morg është përditë dhe mund të na çojë dhe foto më makabre.
Ky është falenderimi i parë që kam për të.
Falenderimi i dytë ka të bëjë me qëllimin e publikimit të fotove për marketing politik. Nga një hetim që kemi bërë se si rrodhën fotot, na del që një nga punonjëset e shtypit të PD, J. Z., ka dërguar fotot në grupin e gazetarëve të dy televizioneve të PD, dhe pastaj gjithë portaleve e ”blogerëve” të saj.
Siç mund të verifikohet lehtësisht, çfarëdo shpikje të bënte Edi Rama në marrëdhëniet publike kundër Bashës, PD, apo shtypit partiak të tij, nuk do kishte arritur këtë rezultat.
Komentet negative që ka marrë Lulzim Basha, PD, dhe gjithë portalet, gazetarët, apo mediet e PD, që publikuan fotot nga morgu, dhe perceptimi negativ për ta, nuk do arrihej dhe sikur t’i kapje duke vrarë njerëz vetë në morg.
Dhe këtu mendoj që Lulzim Basha ka meritën e vet, pasi vetëm për të hequr vëmendjen nga debati mbi të shkuarën e tij anonime, që nuk di si ta tregojë dhe vet, i hyri me papërgjegjësi shembullore një akti makabër, me të cilin mendoi se do na tmerronte të gjithëve.
Na tmerroi në fakt, por me budallallëkun e vet, pasi për të shpëtuar nga disa stërkala balte mbi të, i hodhi një vullkan balte mbi kokë opozitës.
Falenderimi i tretë ka të bëjë dhe më misionin publik të këtij makabriteti. Lulzim Basha e nisi pretendimin e kësaj fabule, me akuzën se Edi Rama po shënon si të vdekur nga COVID, vetëm ata që dalin me tampon pozitiv dhe po përjashton të quajë të vdekur nga COVID, ata që kur vdesin e kanë kaluar COVID.
Ky ishte fillimi i debatit.
Ai mori përgjigje nga personeli mjekësor, pasi vdekjet janë proces ligjor i verifikushëm dhe i patjetërsueshëm nga askush. Mori dhe një përgjgije nga Edi Rama. Pastaj si për ta ilustruar që ai ka të drejtë, se ka shumë vdekje, botoi dhe ato fotot makabër nga morgu.
Përveç neverisë publike që ngjalli me këtë marrëzi, ndoshta ka bërë dhe një të mirë. E vetmja gjë që u mbetet në mendje shqiptarëve nga ky makabritet, përveç neverisë për gjestin e opozitës, është se situata nuk është mirë dhe virusi mund të na vërë përpara të gjithëve, duke mos pasur as ku të lëmë arkivolët.
Kjo mund të mbledhë shumë “trima” shqiptarë brenda shtëpisë, përveç Ilir Metës dhe LSI, që paradite qajnë për morgun e në darkë festojnë ditëlindje humoristësh. Ata janë të sigurtë se puna e morgut është lojë, se fotot në morg i ka bërë njeriu i LSI aty dhe e dinë që janë kot.
Por të tjerët nuk e dinë dhe ndoshta ky makabriteti i Lulzim Bashës e Ilir Metës, i tremb pak.
Në mars të këtij viti, kur Bergamo ishtë zhytur në errësirën e COVID dhe po dilte jashtë kontrollit, shfaqja e kamionëve të ushtrisë me arkivole që i çonte ushtria në varreza tmerroi dynjanë. Më pas konspiracionistët akuzuan qeverinë se e bëri të trembë qytetarët e të mblidhen në shtëpi.
Tek ne këtë marrëzi po e bën opozita. Ajo mendon se do trembë Edi Ramën nga populli i lemerisur nga fotot, por në fakt Edi Ramën po e kthen në viktimë dhe popullin po e bën më të dëgjueshëm ndaj masave të Qeverisë.
Për këto aryse, Lulzim Basha ngjan sot më shumë si një drejtor morgu, por që nuk menaxhon ata që ndërrojnë jetë në spital, por atyre që u kanë vdekur qeliza e fundit në tru dhe janë të gjallë nëpër korridoret e PD.
Ata janë sot i vetmi morg i politikës shqiptare, ku të vdekurit presin në frigorifer kur t’i ngrijë e t’i shkrijë Sali Berisha për t’u ngjallur. Aty le të rrinë. Drejtorin se kanë burrë të keq.
Doktor Vdekja dhe Lulzim Morgu!
PërgjigjuU shofte fara o rraca muti qe meri me te vdekurit
Përgjigju