Disa ide fantastike për të dekoruar shtëpinë me sende të riciklueshme…( Video)

8 Shkurt 2021, 10:40| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 10:50

  • Share

TIRANË- Të gjithë jemi të apasionuar pas zbukurimit të shtëpive tona duke shpenzuar pak para. Një nga mënyrat për të arritur këtë qëllim është nëpërmjet riciklimit të produkeve dhe sendeve që na ndodhen në shtëpi. Blogerja Elona Sekja në një intervistë në “Rreze Dielli” tregoi tre mënyra se si  mund të realizojmë zbukurime të ndryshme, për shtëpinë tonë, duke përdorur pak produkte dhe duke i realizuar në shtëpi:

Produkti i parë që mund të realizojmë në këto kushte sidomos me rastin e festës së të dashuruarëve:

“Kam marr një shishe birre me vete, të cilën ne do ta lyejmë me ngjyrë të bardhë me një sprajt, duhet të mbajmë një distancë rreth 15-20 cm. Zonjat që na ndjekin mund ta lyejnë me ngjyrën që I përshtatet me ambientin, jo domosdoshmërit duhet ta lyejnë të bardhë. Presim 10 minuta që të thahet dhe më pas e dekorojmë me një fjongo të kuq dhe dy petale trëndafili që formojnë zemrën” shpjegoi blogerja Elona Sekja.

Një tjetër ide mjaft e bukur dhe me pak gjëra  që mund të realizoni në shtëpi është një mbajtëse pecetash :

“Një tufë pecetash kartoni unë e kam shfrytëzuar si mbajtëse pecetashm do ta riciklikojmë dhe do ta bëjmë të përdorshme. Atëherë me pak fillespanjë që mund të gjendet në shumë dyqane,  e presim tubin në dy tre pjesë sipas përmasave që na duhen. Për këto punime na duhet edhe një pistoletë silikoni, presim edhe fijen, se duhet ta ngjisim rreth e rrotull që të vishet e tëra pjesa e kartonit,por mund të jetë gjithcka tjetër, edhe fjongo. E ngjisim kartonin me silikon, vendosim lidhësen. Meqenëse kemi menduar një shtrim tavoline me rastin e festës se Shën Valentinit marrim një petale lule dhe e vendosim mbi karton” kështu mund të krijoni mbjatëse pecetash me tematika të ndryshme.

Shandanët janë sende mjaft të bukura për arredimin e shtëpisë por njëkohësisht janë edhe të kushtueshëm. Por ka disa mënyra për të krijuar disa prej tyre edhe në kushte shtëpie, nëpërmjet filxhanave dhe ngjitëseve silikon. Krijimi I tyre është mjaft i thjeshtë dhe aspak I kushtueshëm. Mënyrën e përgatitjes mund ta gjeni në emisionin “ Rreze Dielli”

“Brenda tyre mund të vendosim lule, gurë të vegjël dekorativ do të dilte diçka shumë e këndshme” shpjegoi blogerja për krijimin e këtyre ideve.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?