Pirja e ujit ndihmon në hidratimin e trupit

Lifestyle

Disa mënyra për të shmangur nxehtësinë e verës

2 Maj 2018, 16:11| Përditesimi: 2 Maj 2018, 16:23

  • Share

Lodhjet nga nxehtësia dhe temperaturat e larta janë të njohura sidomos gjatë sezonit të verës dhe në fillim të saj. Trupi me ngritjen e temperaturës humb ujë dhe kripë, kjo mund të shkaktojë goditje në trupin e njeriut.

Disa këshilla si t’i mbijetoni nxehtësisë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj:

Shkoni në vende të ftohta

Bëni çfarë të mundeni nëse temperaturat ngrihen, filloni duke gjetur vende nën hije dhe të ftohta për pushim, qoftë edhe gjatë punës. Nëse një person tjetër kalon nëpër periudha të vështira për shkak të ngrohjes, atëherë ndihmojeni atë duke e larguar nga të nxehtit dhe vereni nën hije ose njoftoni ambulancën për ndihmë. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme të mëdha te disa persona.

Monitoroni temperaturën e trupit

Kur temperaturat fillojnë të ngrihen edhe temperatura e trupit rritet. Që të evitoni ndonjë gjendje emergjente, kontrollojeni në vazhdimësi temperaturën e trupit tuaj. Nëse shihni një person tjetër duke vuajtur nga temperaturat e larta, dhe e shihni që temperatura e trupit ka kaluar normalen, njoftoni menjëherë ndihmën mjekësore për të.

Vishuni më lehtë

Gjatë temperaturave të larta është më rëndësi që të visheni sa më lehtë, pra më pak rroba më mirë. Nëse një person ka probleme me ngrohjen e trupit, atëherë gjëja e parë që bëni, është të ofroni ujë dhe t’ia largoni rrobat në mënyrë që trupi të fillojë të ftohet. Por keni kujdes mos e lini personin në diell pa rroba, sepse mund të pësojë djegie të lëkurës.     

Shtrihuni

Nëse vëreni plogështinë si pasojë e temperaturës mos bëni asgjë, por shtrihuni. Pushoni dhe lejoni trupit tuaj të stabilizojë qarkullimin e gjakut.

Pini ujë

Uji është ilaç. Sidomos në temperatura të larta, mundohuni të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mos dehidroheni.

Përdorni fasulet e lagura

Fasuletat e lagura me ujë dhe të vendosura në kokë mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit në rast se shihni se jeni ngrohur. Megjithatë në rast se kjo nuk ndihmon mos hezitoni të kontaktoni mjekun.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?