Lulzim Fejzullahu

Disa persona e përplasën me makinë më pas e dhunuan brutalisht me shkopinj bejsbolli, ndërron jetë 18 vjeçari shqiptar

21 Janar, 15:22| Përditesimi: 21 Janar, 21:55

  • Share

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Podujevës, ku një 18 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dhunua brutalisht nga disa persona e më pas u përplas me makinë.

Mësohet se viktima është Lulzim Fejzullahu i cili ndërroi jetë ditën e djeshme (20 janar) pasi u dhunua disa ditë më parë.

“Vrasje e Rëndë- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00.  Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast, më 14 janar, policia kishte arrestuar 2 persona të cilët janë dërguar në burg në vijimësi të procesit hetimor. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Xhaxhai i viktimës ka treguar versionin e ngjarjes së rëndë duke rrëfyer se nipi i tij ishte përplasur fillimisht me makinë dhe më pas ishte goditur me shkopinj bejsbolli. 

Ora 18:13
VIDEO/ Momenti kur 18-vjeçari kosovar përplaset me makinë dhe rrihet brutalisht, vdiq në spital

Mediat kosovare kanë publikuar momentin kur një makinë përplasi 18-vjeçarin kosovar, Lulzim Fejzullahun, i cili ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së fortë dhe dhunës brutale nga dy persona, me shkopa bejsbolli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Podujevës 6 ditë më parë, por i riu ndërroi jetën më 20 janar pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë rast, më 14 janar, policia kishte arrestuar 2 persona të cilët janë dërguar në burg në vijimësi të procesit hetimor. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Videoja është publikuar nga "IndeksOnline".

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?