Vendi i ngjarjes El Salvador

Disa personave iu shitën bileta false, të paktën nëntë të vdekur pas një përplasjeje në një stadium në El Salvador! Mes viktimave 2 gra

21 Maj 2023, 08:31| Përditesimi: 21 Maj 2023, 08:33

  • Share

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një përplasjeje në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit.  Policia vendase ka bërë me dije se tha se shtatë burra dhe dy gra ishin midis të vdekurve, me të gjitha viktimat mbi moshën 18 vjeç. Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë në Santa Ana në stadiumin Monumental. Më pas ndeshja u pezullua.

Fatkeqësia thuhet se ndodhi pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur. Zyrtarët besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe thanë se një hetim ishte duke u zhvilluar. Pamjet e shpërndara nga mediat lokale duket se tregojnë tifozët që përpiqen të rrëzojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.

Rreth 500 njerëzve u është dhënë trajtim mjekësor, më shumë janë të transferuar në spital. Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi tha se shumica e të plagosurve janë në gjendje stabile dhe se nuk ka pasur raportime për vdekje nga spitalet. Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të dielën do të pezullohen. Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, tha se policia do të kryejë një "hetim shterues" për atë që ndodhi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?