Së pari, Meta është zgjedhur president në kundërshtim me nenin 6/1 të kushtetutës, si një person me integritet të cënuar. Së dyti, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit sipas nenit 8 të kushtetutës. Përse Meta nuk u trajtua si i tillë nga organet ligjzbatuese menjëherë pas thirrjes për armatosje dhe dhunë duke mos u arrestuar në flagrance?
Se treti, bazuar në nenin 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Perse ai flet vetëm për popullin e 2 Marsit, të cilin kërcënon ta përballë me pjesën tjetër të popullsisë, duke përçarë bindshëm popullin e tij?
Se katërti, në baze të nenit 88 të Kushtetutës, presidenti betohet se, do t’i bindem kushtetutës dhe ligjeve të vendit…
A e ka shkelur ai betimin e tij dhe a ka konsumuar disa vepra penale ai? A janë këto vepra penale shkelje të renda kushtetuese dhe a përbejnë këto shkaqe për shkarkimin e tij sipas nenit 90 të Kushtetutës?
– A është shkelje e rende, thirrja për armatosje dhe marrjen e pushtetit me dhune dhe a u konsumua kjo vepër penale?
Çfarë pasojash do të shkaktoheshin, nëse populli do ta merrte seriozisht këtë thirrje të përsëritur dhe do të merrte me dhunë institucionet e vendit?
Se pesti, sipas nenit 94 të Kushtetutës, Presidenti nuk mund të ushtroje kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen me kushtetute dhe ligjet në zbatim të saj. Ku e gjeti të drejtën presidenti ta cilësojë veten garant të Kushtetutës, ndërkohe që këtë atribut e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Me Kushtetute Presidenti është vetëm kryetari i shtetit dhe simbol i unitetit të popullit. Vetëm kaq.
Së gjashti, a parashikohen nga ligji si vepra penale ajo ç'ka ka bërë presidenti?
A ka përgjegjësi penale presidenti?
A janë bërë me dashje deklaratat e tij antiligjore?
A është i përgjegjshëm mendërisht presidenti ynë?
Sipas literaturës: Ndryshimet e humorit janë shenja dhe pasoja më e qartë e depresionit, veçanërisht nëse ai nuk trajtohet si duhet…
Humori i një personi në depresion, mund të luhatet në moment nga nervozizmi, në trishtim ekstrem dhe deri në një shpërthim zemërimi.
Një person i tillë, edhe pse mund të jetë president apo bilioner, ndjehet i trishtuar, i pashpresë dhe i pavlerë.
A ka qene ai në kushtet e mbrojtjes se nevojshme apo të nevojave të tjera ekstreme?
A janë ato deklarata në pajtueshmëri me detyrën e tij?
A ka pasur një organizim paraprak për përdorim dhune i cili qëndronte realisht pas këtyre deklaratave të papërgjegjshme presidenciale?
A ka probleme të tilla ky president që e shtyjnë atë realisht të mendoje dhe organizoje një dhune të tille? A i leverdis atij kjo gjë?
A është terrorizëm gjuha e tij?
A mund të kishim realisht në krime kundër njerëzimit, të frymëzuara dhe realizuara nga presidenti, përkundër një grupi të caktuar të popullsisë për motive politike? Neni 74 i Kodit Penal
A ka kryer veprën penale të kanosjes presidenti parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal?
A ka bere thirrje për kryengritje presidenti? Neni 221 KP.
A ka bere thirrje për armatosje presidenti? Neni 222 i KP.
A ka bere thirrje për veprime të dhunshme presidenti? Neni 223 KP.
A ka kryer veprime presidenti, të cilat cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera? Nenet 226-228 të KP.
A ka kryer presidenti veprime me qellim hapjen e panikut në popullate ose për të detyruar organet shtetërore të kryejnë ose mos kryejnë një akt të caktuar ose për të destabilizuar struktura thelbësore politike, kushtetuese etj të shtetit, të cilat parashikohen si vepra me qëllime terroriste nga neni 230 i KP?
A kemi hetime lidhur me ndonjë financim të mundshëm terrorizmi parashikuar nga neni 230/a-231 i KP?
A kemi thirrje publike dhe propagande për kryerjen e veprave me qëllime terrorizmi? Neni 232/a i KP.
Thirrje për krijimin e turmave të armatosura. Neni 233 i KP.
A kemi konsumim të veprës penale: kundërshtim të punonjësit, që kryen një detyre shtetërore ose një shërbim publik parashikuar nga neni 235 i KP, kur presidenti beri një ndërhyrje të papranueshme tek selia e FRD, duke marrë në mënyrë të paligjshme kompetencat e bashkisë, gjykatës apo përmbarimit?
-Dihet se IM nuk e ka kryerë detyrën si Presiden. -Dihet që IM është hajdut e vrasës killer më i keqi nr.2 pas Saliut.. -Dijet se GjK dhe drejtësia 99 % është tredhur nga Saliu që në 1992. -Dihet se drejtësia jonë për 30 vjet të tjera nuk bëhet më sa të jetë Sb në politikë dhe IM në Presudencë dhe në politikë. -GjK kreu një aktë të rëndë poshtrues ndaj Maxhorancës,90 % të pipullit,SHBA. -Me deklaratën e Saj AMBASADORJA KIM mbështeti GjK sikur Ambasadori Arvizu që shpalli burrë Shteti Sb kur vrau 4 protestues në 21 janar. -Siç po duket Amb.KIM po udhëzon të goditet PS për të prurë LulHollandezin në pushtet pavarsisht vjedhjeve masive e vrasjeve në 21 janar.
PërgjigjuPo cfare thua o Romeo te lutem. Ti ke aq intelekt sa ta kuptosh qe vendimi i gjykates kushtetuese eshte rezultst i pazarit Rama - Meta. Ku kemi gjyqtare me integritet dhe patriote ne. Drejtesia ka dekada qe ka vdekur.
Përgjigju