Disa prej degëve të PD i është vënë 'kyçi', Kraja zbulon në Report Tv planin 'B' të Berishës kundër 18 dhjetorit të Bashës

16 Dhjetor 2021, 14:19| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 15:13

  • Share

TIRANË- Të gjendur përballë situatave ku disa seli të PD në rrethe u është vënë kyçi, (Shkodër , Elbasan e Sarandë) akuza kjo e bërë nga vetë demokratët, mbështetësit e Sali Berishës duket se kanë gati planin "B". Mbështetësit e Berishës do të marrin zyra të tjera ku do të shndërrohen në qendra votimi për referendumit lidhur me shkarkimin ose jo të Lulzim Bashës. Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja në një intervistë në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv të gazetarit Andi Kapxhiu, ka zbuluur detaje nga procesi i votimit në 18 dhjetor, ditë që përkon me Kuvendin e Lulzim Bashës.

"Kyçja e selisë në degë? Turp tjetër, kjo është antidemokraci, i shoh me keqardhje, kemi punuar që të jetë kryeministër. Mbretërit ishin sovran por u mblodh populli, dhe doli demokracia. Demokracia ushtrohet. Kryetarokracia ka marrë fund, nëse ky proces nuk do të shkojë në fudn ditë të zeza do të vijnë për Shqipërinë, më shumë diktaturi dhe krytarokraci.

Do merrni një ambient tjetër?
Patjetër, nuk e mban brava demokratin të jetë demokrat, nuk e mban revolucionin politik", tha ai.

Në total do të jenë rreth 100 qendra votimi, në një proces për të cilin Kraja premton transparencë.

"Po punon për statutin dhe organizimin e një referendumi që do i jap më shumë formë, nga pozicioni i tij si drejtues, i ftoj në 18 dhjetor se ku është pika e votimit. Çdo demokrat që ka një kartë anëtarësisë, përfshirë edhe atyre që i është sekuestruar dhe ka pasur rraste që kartën e ka pasur në seli dhe nuk u është dhënë. Në mënyrë masive mbi 60-70% e kryesie të degëve janë pjesëmarrës të Kuvendit dhe besojmë se e njëjta pjesëmarrje do të marrë pjesë në referendum. Votim transparent, do të ketë mbi 100 qendra votimi, në të gjithë Shqipërinë janë me mijëra demokratë që kërkojnë një ndryshim, një rithemelim. Ashtu siç janë numëruar gjithmonë, organizimi do të jetë perfekt", shtoi Kraja.

Ai është i mendimin se në gjithë këtë betejë, janë demokratët ato që po "përdorin" Berishën dhe jo e kundërta e për këtë jep argumente.

"Janë demokratët që po përdorin Sali Berishën, kërkojnë një zgjidhje, më shumë transparencë kur bëhen zgjedhjet, meritokraci, dinjitet, profesionalizëm dhe vetëm në këtë mënyrë duke fuqizuar votën e anëtarësisë. Berisha është themelues i PD, lider që ka mbajtur disa poste, nuk di të ketë firmosur lista apo strategji, a ka pasur influencë, po por vendimet e merrte Basha. Ky dështoi që të rithemelonte PD, kërkojnë më shumë demokraci. Nuk jemi në pushtet, jemi në opozitë. Do ketë garë. Referendumi do të jetë një mënyrë që shqiptarë do i tregojnë botës që janë demokrat, që të mos pranojnë imponime nga sipër, Basha bëri një tjetër gabim, 18 dhjetorin duhet ta kishte shtyrë dhe të thoshte dilni dhe më mbështesni ose më kundërshtoni, ka një kulturë antidemokratike", u shpreh Kraja.

Kraja këmbëngul që kryetarokracia, që akuzon Lulzim Bashën, duhet të marrë fund, në të kundërtën parashikon një fund jo të mirë.

"Kryetarokracia ka marrë fund, nëse ky proces nuk do të shkojë në fund ditë të zeza do të vijnë për Shqipërinë", përfundoi Kraja në studion e Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?