ISHSH ka mbyllur disa zyra në Bashkinë e Gjirokastrës, pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID disa punonjës.
Por COVID ka hyrë edhe në disa banka të nivelit të dytë në këtë qark dhe si pasojë janë mbyllur edhe disa zyra të tyre në mënyrë të pjesshme.
Pas rasteve me COVID janë lënë porosi që të dezinfektohen zyrat, ndërsa disa punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë në pritje të tamponit.
Shifrat e COVID janë në rritje në vendin tonë dhe kjo ka sjellë dhe shtrëngim të masave nga ana e Komitetit Teknik, për të frenuar përhapjen e virusit.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
//ReportTv.al
Komento