Periferi

SHBA dhe Britania e madhe flakin Steve Bannon dhe Cambridge Analytica, ndërsa PD ua adhuron njerëzit dhe metodat

14 Tetor 2020, 13:50| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:50

  • Share

Përse, edhe pse kompania britanike Cambridge Analytica nuk ekziston më, në vendin tim shihen prej muajsh ekzaktësisht metodat e saj të influencimit të mendimit dhe të përpjekjeve të ndryshimit të opinionit publik, tamam si ato te përdorura në fushatën për zgjedhjen e Trump e të denigrimit të Hillary Klinton? Si ka mundësi që të njëtat meme, sllogane, e njëjta gjuhë, të njëjtat fake news sa vjen dhe mbushin mediat tona dhe social mediat tamam si metodat e kompanisë Cambridge Analytica në mbushjen e mendjes së britanikëve se Brexit ishte për ta gjëja më e mirë? Përse shfaqet në mediat shqiptare Steve Bannon, një nga njerezit e lidhur me Cambridge Analytica (levdohet se i ka vene dhe emrin), mbështetës i fushatës së Trump, super shpërndarës urrjetje dhe racist në profesion dhe aktualisht nën hetim në SHBA?

Pse pakkush njeh në Shqipëri gazetaren e The Guardian Carole Jane Cadwalladr, ish punonjësen e Cambridge Analytica Brittany Kaiser, profesorin David Carroll dhe të gjithë procesin e tij kundër Cambridge Analytica për t’i kthyer mbrapsht të dhënat që kjo kompani i ka marrë ashtu si të miliona përdoruesve të FB në botë, për t’i përdorur si lëndë të parë në manipulimin e mendimeve dhe në fitoren e klientëve të tyre kudo në botë: Në SHBA, Angli, Nigeri, Gana, Rumani, Ukrainë, e kushdo i pagoi për të fituar në vendin ku garonin në zgjedhje?

Përse politikanë si Sali Berisha, pavarësisht moshës, karrierës politike, bëhen gjeneratorë personal urrejtjeje, shpifjesh dhe baltosje në FB dhe kudo flet? Eshtë natyra e tij apo është pjesë e një strategjie të mirëmenduar dhe të mirëpaguar për të synuar një ndryshim mendjesh në Shqipëri? Përse nisi dhe u synua një fushatë e jashtëzakonshme fake news, e cila kishte në qendër të sajimit të saj një “pushtim” të Shqipërisë nga plehra dhe mbetje të rrezikshme nga Italia dhe krijimin e një destabilizimi fillimisht mendor, por më pas real të shqiptarëve ndaj këtij fenomeni?

Në dokumentarin “The Great Hack”, (jua sygjeroj pas The Social Dilemma) shumë prej nesh mund të marrin përgjigje të këtyre pyetjeve, por a jemi ne shqiptarët në fazën më të mirë të etjes për dije dhe për dritë?

Shpresoj shumë që Po! Edhe pse është e paimagjinueshme që popuj e vende si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe ranë në gracka strategjish e strategësh fushatash, ata po rekuperojnë dhe e kanë me shumë merak mosprekjen e Demokracisë. Si në SHBA edhe në Britaninë e Madhe po hetojnë, po investigojnë dhe janë bërë të gjitha bashkë: gazetarë, intelektualë, nëpunës shteti, agjenci inteligjente, profesorë e të rinj për një qëllim: për të nxjerrë në dritë hilet dhe hileqarët. Steve Bannon është nën hetim, Cambridge Analytica nuk ekziston më, por nuk do të thotë se nuk janë transformuar, apo nuk u janë hapur dyert nga vende me demokraci të brishta si vendi ynë. SHBA e Britiania e madhe i dëbon nga dera, përmes ligjeve dhe investigimeve, ne i fusim dhe i servirim nga dritaret, tani për tani ato televizive dhe okulte të rrjeteve sociale. Hapni sytë. Miq.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 18/10/2020 14:55

    Gjithmone lajmet tuaja bejne Sencasion Bravo studiuse me pervoje

    Përgjigju
  • Jurist: 15/10/2020 17:00

    Shihet çfare derexheje ka rëne Steve Banon,jep interviste per Qim Peken.

    Përgjigju
  • Laert: 14/10/2020 15:28

    Bravo per ndryshimin. E lexoj gjithmone gazeten tuaj dhe me pelqen qe te jeni serioze dhe me gjuhen. Nese keni nevoje per ndihme ne korrigjimin e gjuhes, do e beja me gjithe qejf, pavaresisht shume puneve te tjera. Email-in e keni te shkruar. Gjithe te mirat.

    Përgjigju
  • beni: 14/10/2020 14:46

    flm shume per sygjerimin, por pse nuk i jepni te report tv keto dokumnetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?