Foto Ilustruese

Lifestyle

Disa rregulla të arta se si t’ju qëndrojë më gjatë ngjyra e plazhit

12 Gusht 2018, 21:20| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 21:25

  • Share

Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht kur shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtojini pjesëve të trupit, të cilat ju thahen më shumë.

Piling i rregullt

Edhe pse idea e parë që piling-u eliminon nxirjen nga dielli, ky veprim është i rëndësishëm për nxirje afatgjatë të lëkurës. Shtresa sipërfaqësore e lëkurës “qërohet” përafërsisht çdo dy javë, ndaj është me rëndësi t’i eliminoni qelizat e vdekura në mënyrë që rrezet e diellit të depërtojnë deri në lëkurë.

Në këtë mënyrë krijohet nxirje e thellë e lëkurës, e cila do të zgjatë gjithë verës. Për t’u nxirë në mënyrë të barabartë, bëni piling të lehtë në çdo dy javë. Piling-un mund ta bëni edhe vetë duke përzier sheqerin dhe mjaltin, kafen dhe vajin e ullirit ose kokrrat e tërshërës dhe kripës.

Hidratimi i lëkurës nga jashtë dhe brenda

Ky veprim është shumë i rëndësishëm për t’u nxirë në mënyrë të njëtrajtshme. Gjatë marrjes së rrezeve përdorni produktet, të cilat ofrojnë mbrojtje,mirëpo edhe hidratojnë dhe nxisin procese natyrale të nxirjes së lëkurës. Bashkë me këtë, lëkurën është e nevojshme ta hidratoni edhe nga brenda. Duke pasur parasysh që verës djersitemi më shumë, duhet të pimë mjaft ujë.

Shmangni dushin me ujë të ngrohtë

Dushi i gjatë me ujë të ngrohtë than lëkurën, prandaj përdorni ujë të vakët dhe xhele hidratuese për dush nëse dëshironi që lëkurën tuaj ta zbukurojë nxirja në afat të gjatë. Shmangni produktet për depilim me bazë thartire, sepse ato eliminojnë shtresën e lëkurës suaj bashkë me ngjyrën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?