Disa shtëpi në Athinë fundosen 3 metra nëntokë, shkak rrëshqitja e dherave

7 Shkurt 2022, 16:33| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 16:36

  • Share

Rrëshqitja e dherave në periferi të kryeqytetit grek, Neos Voutzas ka krijuar një situatë të pazakontë dhe të frikshme. Disa shtëpi janë fundosur 3 metra nën nivelin e rrugës, teksa fenomeni vazhdon dhe shtrihet në një distancë prej rreth 400 metrash.

Shkak për këtë rrëshqitje dherash është lagështira nëntokësore dhe mungesa e pemëve që u dogjën për shkak të zjarreve të furishme që përfshinë vendin verën e kaluar.

Shtatë shtëpi të tjera në zonë rrezikojnë të 'zhyten' në tokë nga momenti në moment, ndërsa familjet janë evakuuar.

 Zjarret vdekjeprurëse në këtë zonë fshinë një pjesë të madhe të pemëve dhe shkurreve që zakonisht do të thithnin ujërat sipërfaqësore të shiut nga përmbytjet që pasuan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?