Besa Kokëdhima

Disa shtete do tërhiqeshin nëse s'kalonin në finale! Besa zbulon arsyet përse nuk u kualifikuam në Eurovizion

8 Qershor, 12:23| Përditesimi: 8 Qershor, 12:31

  • Share

Këngëtarja, Besa Kokëdhima së fundmi në një intervistë televizive ndër të tjera foli edhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion dhe arsyet se përse Shqipëria nuk u kualifikua në finale.

”Kishte plot probalitet që të mos kalonim në finale, pavarësisht që si përfaqësim i Shqipërisë, pa dashur që auto lavdërohem, sepse më shumë sesa vetes, i jam falënderuese njerëzve që kanë punuar me mua. Ka qenë një përfaqësim shumë i dinjitetshëm, por ne kishim disa rrethana që ndërlidheshin me këtë moment specifikisht. Ne ishim në një gjysmë-finale të fortë.

Ne ishim me shtete që disa prej tyre kishin 6 vite që nuk kalonin në finale, dhe një shtet që ka kaq shumë vite pa kaluar në finale, patjetër që do të kalojë. Dy shtete deklaruan edhe se do të tërhiqeshin nga Eurovisioni, nëse nuk do të kalonin në finale. Shqipëria kalon shpesh në finale.

Është afërmendjes që një shtet që ka shumë vite pa kaluar në finale duhet të kalojë. Nga dy shtete thonin që nëse nuk kalonin edhe sivjet në finale do të tërhiqeshin. Shqipëria kalon shumë shpesh në finale”, tha Besa.

Ndërsa në lidhje me performancën e saj, ajo tregoi që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa thekson se ka kushtuar shumë.

“Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, thotë ajo. “Në element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda - 7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla”, shton këngëtarja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?