I dashur doktor,
Sot u zgjova nga nje mesazh ne telefon që më lajmëronte se më në fund kisha merituar vemendjen tënde.
Të falenderoj për kohën e vyer që më ke dedikuar.
Më lejo gjithsesi të të jap disa informacione më shumë, meqë gazetari që ti përgezon për punën, është bazuar vetëm në informacione publike që gjenden online. Po të kishte zbatuar abc-në e një gazetarie të mirë, duhet të më kishte kontaktuar për të degjuar versionin tim, po s’ka problem.
Është e çuditshme që përfundova në vëmendjen tënde për një kontrate ku unë jam krejtesisht në minorancë doktor. Nëse gazetari do kishte klikuar 2-3 linqe më shumë, do kishte parë që në të unë kam vetem 20%.
E di pse i kam doktor? Se ka ca gjera, që kompania ime di t’i bejë shumë mirë, dhe ketu bazohet gjithë suksesi ynë. Ky 20% im ketu nuk vjen as se jam i preferuari i ndokujt, e as se kam lidhje me dikë, por sepse për një sistem që duhet të kryeje një mori procesesh, një kompani dinte t’i bënte vetë të gjitha përveç njërit, dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin tim për 20% të asaj kontrate. Edhe këto procese jane publike, mund të gjenden shumë lehtë aty ku është gjetur pjesa tjetër dhe do kuptohej shumë lehtë sa i komplikuar është ky sistem, e për rrjedhoje edhe pse oferta ka qënë e limituar.
Ndaj them që është e çuditshme që unë meritova vemendjen tënde për këte procedurë doktor. Kam bëre kontrata të tjera ku kam pasur nga 50 deri ne 100%, me vlera edhe më të mëdha se kjo, por gazetarët asnjëherë s’kanë thënë gjë. E di pse doktor?
Së pari, sepse punët tona kanë qënë përherë cilësore, kanë bërë përherë atë që ka qënë kërkuar e më shumë, e mbi të gjitha sepse ne jemi shumë larg pretendimit te gazetarit se ne fitojmë pjesën më të madhe të tenderave te AKSHI-t. Nëse nuk e di doktor, AKSHI organizon çdo tender që ka lidhje me teknologjinë e informacionit.
E di sa ka fituar kompania ime që nga viti 2010 qe eshte themeluar? 7 bashke me këtë 20 përqindëshin. 7 nga nuk e di sa dhjetëra a qindra procedura mund të jenë bërë në këto vite.
Janë shumë larg të qënit shumica doktor, janë me zor një pakicë, por mjaftueshëm për të na bërë një nga aktorët me peshë të këtij tregut tonë ku gjithë e gjithë jemi 6 a 7 kompani që mund të bëjmë punë të mira, e që në këto vite ia kemi dalë të arrijme rezultate që sipas organizatave ndërkombëtare, na rendisin të parët në rajon në sektorin tonë.
Tani doktor, meqë zanafilla ime profesionale është media, e unë kurrë s’mund të mërzitem me një media që investigon, po të jap disa informacione me qëllim përmirësimin e investigimeve të ardhshme:
1- Nëse një kompani hyn me vlerë zero në një procedurë, nuk po hyn sepse gara është fiktive doktor. Hyrja në proces, qoftë edhe me një letër bosh, i jep akses kompanisë në fjalë të shohë në sistemin e APP-së si zhvillohet gara pa pritur njoftimin e fituesit. Prandaj e bejnë ata që e bëjnë, jo për të legjitimuar një procedurë.
2- Procedura që ka vetëm një pjesëmarrës nuk është detyrimisht fiktive. Siç ju tregova më sipër, procedura ishte aq komplekse, sa edhe një kompani që plotësonte pjesën më dërrmuese të kërkesave, nuk arrinte t’i kishte të gjitha dhe kërkoi bashkëpunim me ne.
3- 94% e fondit limit jane goxha ulje doktor. Ne rastin konkret janë mbi 50 mijë euro, që besomë, nëse gara do ishte e paracaktuar, nuk do kishte zemergjerë që do ia falte shtetit. Nëse nuk e dini, llogaritja e fondit limit behet duke marrë oferta nga 3-5 operatorë të tregut për projektin që tenderohet, ndaj ai s’ka si të jetë shumë larg ofertës fituese.
4- Fondi i pagave është vetëm një zë shpenzimi për një kompani të sektorit tonë. Për çdo kontratë ne kemi qindra mijëra euro shpenzime në pajisje e liçenca, e me raste edhe nënkontraktime, ndaj analiza financiare e berë mbi bilancet e kompanisë sime, është e cunguar. Gazetari është i mirëpritur të vijë në zyrën time kur të mundet dhe ia sqaroj unë me detaje nëse ka interes.
Sa për Karlon doktor, për të cilin ‘siç thuhet’ paska diçka të bëjë me mua, por gazetari s’paska gjetur dot gjë përveç të thënave, po ta them unë: Karlo është një klient i imi prej 11 vitesh, e gjatë rrugës është shndërruar edhe në mik . Në lidhje me malavitën, për aq sa e njoh, por edhe nga ç’mund të gjendet me një kërkim të thejshtë në internet dhe është e ditur botërisht, në karrierën 40 vjeçare të tij si një gazetar i respektuar këtej e andej Adriatikut, ka shkruar e luftuar për shumë e shumë vite jo vetëm kundër korrupsionit e malavitës ordinere, por edhe kundër mafies famëkeqe e shumë të rrezikshme të atyre anëve. Megjithate doktor, nëse ti ke ndonjë provë për të kundërtën, të lutem ma thuaj që t’i rri larg edhe unë.
Duke të falenderuar edhe njëherë për kohën,
Të uroj shëndet.
Po kan marre teper ujqerit e pa ngopur, Dhe duhet te kthejne se paku Nje pjese te perfitimrve e djetave, se : 50%, e njerzve po marrin nga 20 00 -30 000 lek borgje antibiotikeve ilace per tu kuruar ne keshtet e shtepise nga Virusi Covid 19. Te cilet dhe testet i bejne ne laboratore private duke paguar nga 40 mije lek deri 120 euro. Me thoni ku eshte ndihma e shtetit apo te “ashtequajturit mjek familje”
Përgjigju