Kronikë

Disa të burgosur në burgun e Peqinit 'ngujohen' në qeli, refuzojnë ushqimin dhe ajrosjen

26 Tetor 2021, 17:34| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 18:40

  • Share

PEQIN- Disa të burgosur në burgun e Peqinit, janë mbyllur në qeli dhe kanë refuzuar marrjen e ushqimeve.

Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta.

Mësohet se këta të burgosur prej ditës së djeshme kanë refuzuar orarin e ajrosjes dhe ushqimin, me argumentin se kanë pakënaqësi me shërbimet e ofruara nga administrata. 

Burime nga brenda burgut, bëjnë me dije se refuzimi ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre si pasojë e situatës me Covid-19.

Nuk dihet se për cilët të burgosur bëhet fjalë, pasi duhet të theksuar se burgu i Peqinit është një burg i sigurisë së lartë, e ndërsa nuk është hera e parë që të dënuarit në këtë institucion kanë bërë grevë urie. 

B.K./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?