Disa ushqime që nuk duhet t’i konsumoni përpara se të flini

27 Janar 2022, 02:53| Përditesimi: 27 Janar 2022, 02:55

  • Share

Shpesh kemi tendencën të kosumojmë vakte të rënda gjatë darkës, sepse kjo është koha kur zakonisht jemi të lirë nga shqetësimet e punës. Por kur nuk mendohet për atë që konsumohet gjatë natës, në vend që të pushoni të relaksuar dhe të rikuperoheni, mund të keni probleme për të fjetur ose të ju ndërpritet gjumi. Nëse për një periudhë të gjatë kohore, konsumi i ushqimeve të rënda gjatë darkës kthehet në një lloj zakoni ka rrezik të krijohen sëmundje të caktuara kronike si diabeti e presioni i gjakut.

Ushqimet që hahen vonë, dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm, duke rritur shanset për obezitet, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Sipas Shruti Bharadwaj, Dietologe Klinike e Lartë, këto janë ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit për të pasur shëndet më të mirë:

Ushqimet e thata

Patatet e skuqura ose hamburgeri mund të ​​ndërpresin gjumin, si dhe shkaktojnë probleme gastrike dhe diarre.

Ushqime pikante

Nëse hani vonë, veçanërisht duhet të shmangni të gjitha llojet e ushqimeve pikante, sepse shkaktojnë siklet dhe sistemi tretës mund ta ketë të vështirë të zbërthejë ushqimin.

Embëlsirat

Sipas Bharadwaj konsumimi i ëmbëlsirave gjatë natës mund të ndikojë në rezistencën tuaj ndaj insulinës, sepse pas darkës në mungesë të aktivitetit fizik, gjatë një periudhe kohore mund të rriten shanset e prekjes nga diabeti. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?