Foto ilustruese

Politikë

Eduard Zaloshnja: Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

7 Prill, 20:58| Përditesimi: 7 Prill, 21:06

  • Share

Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej 12 kolonave në fletën e votimit, si edhe për një kandidat të listës së hapur të subjektit në të njëjtën kolonë.

Sidoqoftë, ca votues mund të duan të votojnë për një subjekt të caktuar elektoral, por për asnjë kandidat të listës së hapur të tij. Në qoftë se këta votues e vënë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej 12 kolonave në fletën e votimit dhe askund tjetër, vota u quhet e vlefshme për subjektin.

Problem është nëse votues të tillë zgjedhin një subjekt elektoral dhe shtojnë edhe një shenjë tek ndonjë nga emrat e listës së mbyllur. Fjala vjen, një votues socialist mund të zgjedhë PS-në në krye të kolonës 5, por gjithashtu shënjon edhe emrin e Edi Ramës (që është në listën e mbyllur të PS-së). Në këtë rast, vota mund të shkojë dëm. Ose fjala vjen, një votues demokrat mund të zgjedhë PD-në në krye të kolonës 1, por gjithashtu shënjon edhe emrin e Sali Berishës (që është në listën e mbyllur të PD-së). Edhe në këtë rast, vota mund të shkojë dëm.

Nuk dihet pse është vendosur që në një fletë tejet të ngarkuar me emra kandidatësh të listave të hapura, të ngjeshen në krye të secilës kolonë edhe kandidatët e listave të mbylluara, por nuk është e drejtë që një votuesi t’i shkojë vota dëm ngaqë ai vendos në fletëvotim shenjë edhe për partinë e tij të preferuar, edhe për një nga kandidatët e listës së mbyllur të saj.

Ndoshta ka ende kohë që KQZ-ja t’i rishikojë proceduarat për vlerësimin e votave të tilla, në mënyrë që ato të mos shkojnë dëm kot. Janë fletë votimi ku votuesit e shprehin qartë vullnetin për të votuar për një parti të caktuar! 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?