Politikë

Disa zyrtarë i etiketuan si kriminelë, shqiptarët në Londër organizojnë protestë më 12 nëntor ora 10:30 më kohën lokale

5 Nëntor 2022, 16:39| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 16:41

  • Share

Ditët e fundit emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë kthyer në lajmin kryesor të mediave atje, për shkak të debatit të krijuar pas deklarata skandalozëve të disa zyrtarëve që i kanë etiketuar si kriminelë. Polemika të shumta u krijuan pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të ministres së Brendshme britanike lidhur me përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në veprimtari kriminale.

Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar më 12 nëntor ora 10:30 me kohën lokale.  Protesta do të bëhet në "Westminster Bridge".

Pak ditë më parë, sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke i etiketuar si kriminelë. Fill pas kësaj deklarate, prestigjiozja britanike DailyMail, zhvilloi një intervistë me disa shqiptarë në lagjen e tyre në Britani. Në intervistë, ata shprehën ankesa kundrejt qeverisë britanike për gjuhën raciste dhe etiketimet e përdorura kundrejt tyre duke i përcaktuar si “kriminelë” apo “gangsterë”.

Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani për të punuar shumë dhe për të paguar taksat që u takojnë, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime të paligjshme.

Njoftimi i shqiptarëve për protestë

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?