Sport

'Disfata e Egnatias duhet të shkundë futbollin shqiptar', Cungu për 'Report TV': Ndryshimi i Final-Four? Duhet të hiqet si formulë

17 Korrik, 14:33| Përditesimi: 17 Korrik, 14:53

  • Share

Disfata e thellë me shifrat 5-0 e Egnatias kundër Breidablik, që i kushtoi eliminimin që në fazën e parë kualifikuese të Champions League, ka lënë shumë zhgënjim, jo vetëm te rrogozhinasit.

Trajneri Armando Cungu, aktualisht pa skuadër por më herët për disa sezone kaloi shumë ture në Evropë me Kukësin dhe Laçin, thotë se kampionët e Shqipërisë do ta kenë të vështirë të rikuperojnë psikologjikisht, edhe pse do vijojnë aventurën evropiane, këtë herë në Conference League.

“Është një rezultat aspak i këndshëm për të mos thënë i rëndë. Është një humbje që duhet të shkundë mirë çdo ekip shqiptar dhe opinionin sportiv. Vitet e fundit skuadrat shqiptare kanë lënë për të dëshiruar,”-u shpreh Cungu.

Trajneri shkodran nuk kapërdin dot as humbjen e Vllaznisë, që në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League u mposht 0-1 nga letonezët e Daugavpils.

“Ishte shumë zhgënjyese. Një Vllazni kundër një ekipi amator, hera e parë që merrte pjesë në kupat e Evropës. Një ekip pa emër, që nuk dëshmoi asgjë në fushën e lojës. Pretendova që Vllaznia duhet të bënte diçka më tepër,”-tha ai.

Së fundmi Komiteti Ekzekutiv në FSHF mori vendimin për të ndryshuar ‘final-four’, skemën që përcakton fituesin në kampionatin elitar të Shqipërisë.

“Që në momentin e parë nuk kam qenë dakord me ‘final-four’. Jemi ndër vendet e para në Evropë dhe botë që kemi implementuar një sistem të tillë. Unë jam për katër faze me sistem vajtje-ardhje dhe është e mjaftueshme për futbollin shqiptar,”-përfundoi Cungu.

Skema e re ‘final-four’ parashikon që në fund të kampionatit 4 ekipet e renditura në vendet e para të bëjnë edhe 3 javë shtesë, ku do të ketë ndeshje direkte mes tyre. Në total 6 sfida që do të luhen në stadiumin Air Albania.

 

Ne.k./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 17/07/2025 16:40

    Edhe nga televizori te vinte turp ta shihje ate ndeshje. Nivel amatoresk i atyre pseudofutbollisteve, me ate kapiten bastard me barkun si pensionist qe bente dhe gangsterin ne fushe (tipik shqiptar ne sjellje). Te isha si ata plehrat, nuk do kthehesha më në Shqiperi, por do kerkoja azil ne Gaza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?