Bota

Disfata e Tsipras për zgjedhjet e PE-së, Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme në 30 qershor

27 Maj 2019, 11:23| Përditesimi: 27 Maj 2019, 11:24

  • Share

Kryeministri grek, Alexis Tsipras pas dështimit në zgjedhjet për Parlamentin Europian ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas daljes së rezultateve, shefi i qeverisë greke tha se nuk u përgjigjet pritshmërive të tyre dhe nuk do ta injorojë.

Zgjedhjet e reja të parakohshme pritet që të mbahen në 30 qershor ose në datë 7 korrik. Zgjedhjet për Parlamentin Europian nxorën fitues konservatorët e “Demokracisë së Re”, ndërsa “Syriza” humbi mjaft pikë.

Lideri i opozitës së re Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?