Atmosfera në Air Albania kur luan kombëtarja

Disfata kundër Gjeorgjisë, kombëtarja shqiptare humbet në FIFA! Kosova fiton 2 pozicione

19 Shtator, 12:14| Përditesimi: 19 Shtator, 12:17

  • Share

Humbja kundër Gjeorgjisë me rezultatin 0-1 ka ndikuar që Shqipëria të humbasë 1 pozicion në renditjen e FIFA-s. Institucioni i futbollit botëror ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, teksa kuqezinjtë nga vendi i 66 kanë zbritur në të 67. Për më tepër që këtë muaj kuqezinjtë janë parakaluar pikërisht nga Gjeorgjia, që ka vazhduar paraqitjet pozitive edhe pas Evropianit, duke fituar fillimisht ndaj Çekisë dhe më pas kundër kuqezinjve. Për t’u theksuar që në shtator kombëtarja e nisi Ligën e Kombeve me një fitore 1-2 kundër Ukrainës.

Ndërkohë Kosova është ngjitur me dy pozicione në FIFA, duke shkuar në vendin e 104. Kjo pavarësisht humbjes 3-0 që ‘dardanët’ pësuan në shtëpi kundër Rumanisë, ndërsa vetëm pak dit më vonë rikuperuan duke fituar 0-4 kundër Qipros.

Sakaq 10 vendet e para vijojnë të mbeten të pandryshuara në FIFA. Argjentina kampione bote mban vendin e parë, ndërsa podiumin e plotësojnë Franca dhe Spanja e saposhpallur kampione Europe. Edhe pse në një moment delikat e me humbje të pësuara Brazili renditet i 5, ndërsa Italia edhe pse fitoi 2 ndeshje, 1 kundër Francës dhe 1 kundër Izrealit, mbyll renditjen e 10 vendeve të para.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?