Atalanta duke festuar një nga golat

Sport

Disfata më e rëndë e Juventusit në 58 vite, e para në ‘Allianz Stadium’! Atalanta i pret biletën trajnerit Motta

10 Mars, 14:02| Përditesimi: 10 Mars, 14:08

  • Share

Atalanta i ka dhënë një goditje të ashpër Juventusit në Seria A. Zonja që pretendonte të luftonte për titull kampion, pas 4 fitore radhazi, është mposhtur 0-4 në Torino nga skuadra e Gasperinit, që zhbllokoi shifrat me Reteguin pas penalltisë së fituar nga Gjimshiti. Më pas bergameskët dhuruan spektakël në ‘Allianz Stadium’, duke realizuar edhe 3 herë të tjera me De Ron, Zapacosta dhe Lookman.

Disfata e hidhur shkaktoi zemërim të pazakontë te tifozët, të cilët i vërshëllyen të gjithë përveçse Gattit. Për Juventusin kjo ishte disfata më e rëndë në stadiumin e ri të inauguruar më 2011, ndërsa ishte gjithashtu humbja më e thellë në 58 vitet e fundit. Detaje që kanë bindur mediat italianë të shkruajnë me siguri se trajneri Motta do largohet në fund të sezonit. Pas ndeshjes ai kishte pretendime për penalltinë, ndërsa Gasperini e qujti një ndeshje perfekte. Me këtë fitore Atalanta pozicionohet si kandidate serioz për titullin, teksa ka vetëm 3 pikë më pak se Interi kryesues.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?