Disfata me Vllazninë, trajneri i Skënderbeut: Jemi të mërzitur, bëjmë gabime naive! Shkëmbi në rrezik për shkarkimin nga Tirana

4 Nëntor, 12:10| Përditesimi: 4 Nëntor, 16:43

  • Share

Vllaznia është ngjitur në krye të Superligës të paktën përkohësisht. Shkodranët për llogari të javës së 12 mposhtën në Loro Boriçi 2-0 Skënderbeun me golat e Balajt dhe Dodajt. Një fitore që i dërgoi të besuarit e Brdaric në kuotën e 21 pikëve, ndërsa korçarët ndodhen në një moment delikat.

“Jam i lumtur për futbollistët e mi sepse shënuan dy gola të rëndësishëm. Mbajtëm portën të paprekur kur kemi bërë 3 ndeshje radhazi. Ishte shumë e vështirë, por kemi marrë 7 pikë në 3 ndeshje dhe mendoj se është çdo gjë në rregull,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Shumë i kënaqur për golin, por jam më i kënaqur për 3 pikët, për ecurinë e ekipit dhe shpresoj të vazhdojmë kështu,"-tha Kevin Dodaj, futbollist i Vllaznisë.

“Ne jemi të mërzitur dhe deri më tani nuk jemi qetë. Nuk jemi mirë. Sot ishim edhe naiv sepse goli i parë erdhi nga një gabim. Po kontrollonim topin dhe në një moment Ramos nuk pason siç duhet,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Më herët Egnatia u rikthye te fitoret, duke mposhtur 1-0 Tiranën, që tani është futur në krizë. Te bardheblutë kanë nisur zërat që presin shkarkimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili shpeshherë është ankuar edhe degdisjen e Tiranës në shumë stadiume të Shqipërisë.

Sot ndërkohë do luhen 3 sfidat e mbetura të javës së 12 të Superligës, me Partizanin që në orën 18:00 pret Teutën me qëllim për t’u kthyer në krye të renditjes. Në të njëjtën orë, Elbasani pret Dinamon e Ilir Dajës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?