Massimiliano Allegri

Disfata ndaj Benfica, Allegri optimist: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

15 Shtator 2022, 09:15| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 09:19

  • Share

Trajneri Massimiliano Allegri insiston se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi Juventus u mund në përballjen me Benfica në Champions League. Bardhezinjve i duhet një mrekulli për të qëndruar në Champions League pas humbjes në të dy ndeshjet, me PSG dhe Benfica, duke mbetur në fund të grupit me Maccabi Haifa.

“Futbolli është i vështirë për t’u shpjeguar, gjithçka që mund të themi është se pasi mbaruam me rezultatin 2-1, ne rrezikuam të pranonim 3-1 dhe 4-1. Kishte një shans vonë, por performanca nuk ishte e mirë. Nuk ka kuptim të shpjegojmë dhe flasim tani, por ne duhet të pnojmë më shumë.

I kam thënë skuadrës se këto momente ndodhin në futboll, ne duhet të dalim prej tyre si ekip, me një ndjenjë përgjegjësie. Kemi një ndeshje të rëndësishme në Serie A kundër Monzas dhe pas kësaj mund të mendojmë për Evropën. Sigurisht që do të jetë e ndërlikuar, por jo gjithçka ka humbur.

Nuk kam pse të kritikoj ekipin për asgjë, e kuptoj situatën psikologjike të ekipit. Ne kemi pasur disa momente të vështira dhe kemi reaguar, por pranimi i penalltisë në pjesën e parë, ishte një goditje e vërtetë”, tha Allegri për Sky Sport Italia.

Megjithatë shtoi se nuk ka humbur asnjëherë dy ndeshje në fazën e grupeve të Champions League, por këtë e justifikon duke thënë: “Ka një herë të parë për gjithçka”.

Leonardo Bonucci bëri një koment pas ndeshjes duke thënë se është i shqetësuar për vështirësitë që po has Juventus këtë sezon, por Allegri nuk bie dakord me këtë.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë shumë”, tha trajneri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?