Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i klubit të futbollit të Tiranës. Drejtuesit bardheblu kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas vetëm disa muajsh, teksa 44-vjeçari është emëruar në tetor pas shkarkimit të Orges Shehit.
Vendimi vjen 3 ditë pas disfatës në derbi me Partizanin, ndërsa gjasat janë që Ahmataj të qëndrojë sërish në klub, por në pozicionin e drejtorit teknik.
Deri më tani flitet se pasuesi i Ahmatajt do jetë një mes Erbim Fagut dhe ish ndihmës trajnerit të Tiranës, Erjon Xhafa.