Disfata në Kupë, drejtuesit e Partizanit 'frenojnë' Colella-n! Trajneri mund të qëndrojë për derbi

2 Mars 2023, 10:25| Përditesimi: 2 Mars 2023, 16:21

  • Share

Humbja 3-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë ka sjellë shumë përshtjellim në kampin e Partizanit. Trajneri Colella nuk pranoi të fliste pas ndeshjes dhe më vonë u mësua se ka kërkuar të largohet nga drejtimi, pasi beson se në këtë pikë është e vështirë për ti motivuar të kuqtë. Mirëpo drejtuesit e klubit për momentin e kanë lënë pezull situatën, pasi në program të hënën është derbi me Tiranën dhe nuk duan që situata të rëndohet. Megjithatë nuk përjashtohet që Colella ta mbyllë këtu kapitullin me Partizani, pasi të kuqtë në 2023 kanë patur shumë ulje-ngritje.

Ndryshe ishte situata te Vllaznia, pasi shkodranët u rikthyen te fitoret pas 2 ndeshjeve të vështira në kampionat ku morën 1 humbje dhe 1 barazim.

“S’ka mbaruar asgjë. Është një rezultat 3-1, por luajmë ndaj një skuadre siç është Partizani në ndeshjen e kthimit dhe do tentojë kualifikimin. Për të na mundur ne,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Më shumë jam i kënaqur me fitoren sesa me golin. Shpresoj të vazhdojmë kështu,”-tha Mehdi Çoba, futbollist i Vllaznisë.

Sfida tjetër çerekfinale e së mërkurës në Kupë mes Teutës dhe Kukësit u fitua 2-0 nga durrsakët falë ‘dopietës’ së Sherif Kallakut, ndërsa të martën Tirana mposhti 1-4 Kastriotin dhe sfida tjetër Egnatia-Laçi u mbyll pa gola. Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë do zhvillohen më 15 dhe 15 mars.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?