Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Sport

Disfata në Kupë, Giovanni Colella mediton largimin! Takim urgjent me drejtuesit

1 Mars 2023, 19:51| Përditesimi: 1 Mars 2023, 19:53

  • Share

Partizani humbi sot 3-1 me Vllazninë në transfertë në fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Humbja e radhës për "Demat" ka sjellë edhe takimin urgjent të drejtuesve me trajnerin Giovanni Colella. Duket se italiani i stolit të Partizanit po mendon largimin pas humbjes në Shkodër.

Pas ndeshjes ka patur një takim në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" mes teknikut italian dhe drejtuesve të Partizanit, Olsi Rama dhe Elton Marini. Vihet në pikëpyetje ecuria e mëtejshme e Colellas në krye të pankinës së Partizanit. Tekniku italian po mediton dorëheqjen dhe mund të mungojë në derbin e së hënës ndaj Tiranës. Colella po mendon seriozisht largimin nga pankina e të kuqve dhe në orët e ardhshme mund të vijë edhe zyrtarizimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 01/03/2023 20:47

    Po PSE se mendove me par mer .Tani as Tani we vajti te dinamo e as shpetim duro te struga ska me te lir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?