Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se pavarësisht asaj që ai e quan si “masakër elektorale”, duhet që të ketë riorganizim në çdo strukturë dhe degë të PD e opozitës.
“I bëj thirrje opozitës nuk ka kohë për festë nëpër qarqe por kohë për reflektim, ndjesë ndaj demokratëve dhe opozitarëve! Pavarësisht masakrës elektorale, krahas mbledhjes së provave të manipulimit duhet reflektim, analizë e thellë dhe të vendosim pikat mbi “i” në riorganizimin në çdo qelizë, në çdo seksion, grupseksion dhe degë të PD dhe Opozitës.”, u shpreh Maliqi.
Tregohet kritik edhe ndaj deputetëve që sipas të cilit fituan pa meritë, po humbën demokratët e ndershëm.
“E patë vet dje megaoperacionin, të drejtuar nga Italia, i patë bosët e drogës që i dhanë fitoren Rilindjes me paratë e drogës. Të falenderojmë mbështetësit dhe stop festave dhe show-t, pasi fituan Deputetët pa meritë, por humbën demokratët dhe opozitarët e ndershëm, para të cilëve kemi detyrime shumë shumë të medha dhe duhet t’jua shpërblejmë çdo mund e sakrificë të tyre. Koha për analizë, organizim, reflektim, mobilizim për perballje dinjitoze.”, u shpreh Maliqi.
Postimi i Maliqit
Komente
