Disfatat në muajin mars, FIFA zbret Shqipërinë në renditje! Kosova në vend numëro, Anglia humb podiumin

4 Prill, 11:22| Përditesimi: 5 Prill, 07:56

  • Share

Dy humbjet në miqësoret e marsit i kanë shkaktuar kombëtares shqiptare zbritjen me dy vende në renditjen e FIFA-s. Kjo e fundit publikoi sot, me 4 prill, renditjen e re pas ndeshjeve miqësore dhe play-off e Ligës së Kombëve për kombëtaret përkatëse.

Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë humbur në total 7.59 pikë dhe për pasojë kanë zbritur nga vendi i 64 në të 66. E gjitha pas disfatës 3-0 kundër Kilit dhe 1-0 kundër Suedisë. Ndërkohë tre kundërshtarët e Shqipërisë në grupin e Euro 2024 Spanjë, Itali dhe Kroaci vijojnë në 10-shen e parë. Konkretisht Spanja e teta, Italia e 9 dhe Kroacia e 10.

E pandrushuar në renditje vijon Kosova edhe pse në miqësoret e marsit fillimisht fitoi me Armeninë dhe më pas humbi me Hungarinë. ‘Dardanët’ janë të 102 në botë, por gjithsesi kanë fituar 3.08 pikë.

Ndryshime ka në tre vendet e para. Argjentina kampione bote vijon të udhëheqë si numëri 1, ndërsa ndjek Franca, por Anglia ka zbritur në vendin e katërt dhe për pasojë podiumin e ka zënë Belgjika. Kjo sepse ‘tre luanët’ fillimisht humbën me Brazilin dhe më pas barazuar me Belgjikën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?