Disfatë zhgënjyes e Vllaznisë në raundin e parë të Ligës së Konëferencës. Edhe pse favoritë aboslutë në letër, shkodranët e Edi Martinit, u mposhtën me rezultatin 0-1, në duelin e parë nga letonezët e Daugavpils.
Në pjesën e parë Vllaznia u shfaq më kërkuese duke iu afruar golit me Dodajn, por pa sukses.
Teksa kuqeblutë ishin hedhur në sulm në kërkim të golit, ishte Lizunovs, i cili në minutën e 85-të përshëndeti rrjetën, duke shtangur të gjithë.
Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në duelin e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni./ Panorama Sport
Komente
