Sport

Disfatë zhgënjyese! Vllaznia katranos gjithçka, letonezët e Daugavpils triumfojnë në 'Elbasan Arena'

10 Korrik, 22:11| Përditesimi: 10 Korrik, 22:42

  • Share

Disfatë zhgënjyes e Vllaznisë në raundin e parë të Ligës së Konëferencës. Edhe pse favoritë aboslutë në letër, shkodranët e Edi Martinit, u mposhtën me rezultatin 0-1, në duelin e parë nga letonezët e Daugavpils.

Në pjesën e parë Vllaznia u shfaq më kërkuese duke iu afruar golit me Dodajn, por pa sukses.

Teksa kuqeblutë ishin hedhur në sulm në kërkim të golit, ishte Lizunovs, i cili në minutën e 85-të përshëndeti rrjetën, duke shtangur të gjithë.

Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në duelin e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni./ Panorama Sport

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?