Foto ilustruese

Disiplina/ 10.4 milionë lekë borxhe, emrat e pesë futbollistëve që bllokuan tre klubet e Superligës në merkato

9 Gusht, 10:45| Përditesimi: 9 Gusht, 10:47

  • Share

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit njoftoi të enjten se Tirana, Dinamo City dhe Laçi janë bllokuar me tre periudha merkato për mos regjistruar futbollistë të rinj, për shkak të borxheve dhe gjyqeve të humbura me ish-lojtarët.

Tanimë mësohen edhe pesë emrat që kanë shkaktuar dëme te klubet, me Laçin që është klubi më i prekur. 6.2 milionë lekë është borxhi që kurbinasit detyrohet të shlyejnë, ndërsa shuma më të ulëta kanë Dinamo dhe Tirana. Në total, tre klubet kanë 10.4 milionë lekë borxhe (104 milionë lekë të vjetër).

Tirana – Bardheblutë kanë humbur gjyqin me akademinë “Studenti” për mesfushorin Hajrullah Tola ku i riu ka luajtur deri në vitin 2020. Nga ky gjyq i humbur, kryeqytetasit duhet të pagujanë rreth 20 milionë lek të vjetra.

Dinamo City – Blutë e kanë pësuar nga klubi i Teutës që ka fituar gjyqin për dy lojtarë, portierin Rajan Guçi dhe sulmuesin Dejvi Duro dhe duhet të kompensohet me rreth 22 milionë lekë të vjetra.

Laçi – Kurbinasit janë ata që kanë dëmin më të madh financiar. Bardhezinjtë kanë humbur gjyqin për dy lojtarë, Olsi Myrtën dhe Arlind Kurtin. Dyshja e talentuar u afrua nga Apolonia të cilët duhet të kompensohen me rreth 62 milionë lekë të vjetër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • :;,"?: 09/08/2024 12:34

    Superliga ma e dobt ne tan evropen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?