Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në lidhje me javën e fundit të aktivitetit. Vihet re se dënime kanë pësuar katër klube të Superligës.
Erzeni, për sjellje të gabuar të tifozëve e pëson me gjobë, ndërsa lojtari i Egnatias, Sebastian Spahiu pezullohet me tre takime nga veprimtaria. Edhe Tirana me Skënderbeun e pësojnë nga tifozët.
Nuk mungojnë dënimet as në ligat e tjera, por ajo që vihet re janë pezullimet masive te moshat. FC Fushë Kruja U-19 ka tetë lojtarë të pezulluar për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Me moshat që duhet të jenë një vend edukimi, në vendin tonë ndodh e kundërta, ku më së shumti dënimet në fushë janë për këtë kategori.
Vendimet e plota:
- FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Egnatia, Sebastian Spahiu, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Besa, Skerdian Perja,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Besëlidhja, Xhulio Ndoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- KS Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- KF Murlani, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lojtari i FK Labëria, Da Silva Rocha Anderson, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Erzeni U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Atletik Klub U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- KF Egnatia U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Ndërajonale, kundër KF Tirana U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Alesio Kabali, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Destan Sulku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Elton Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Gersi Maloku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Elvis Farruku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Klajdi Hidaj, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Erlind Maloku, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Irsild Kasmi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Lushnja U-19, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Rrëzimin e kërkesës së FC Fushë Kruja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Viking Tirana U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Petrela U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i Viking Tirana U-15, Eugent Kruja,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- AF Djekom Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Albanët Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Arnisa të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Prestige MFC.
- Atletik Tirana B, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër National SP, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Football Republic C, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Kastrioti U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosco U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Samanuel Zito, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.