DISIPLINA/ Dhunoi arbitrin e ndeshjes, përjashtohet me 2 vite presidenti i Gramshit! Dënime edhe në Superligë

2 Mars 2023, 15:46| Përditesimi: 2 Mars 2023, 17:36

  • Share

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet për javën e fundit të aktivitetit. Presidenti i Gramshit, Andrit Bici (24 vjeç) është përjashtuar me dy vite nga të gjitha aktivitetet e futbollit për dhunimin e arbitrit në Kategorinë e Dytë. Gjithashtu Bici është përjashtuar nga çdo stadium. Nga ana tjetër, Gramshi do duhet t'i zhvillojë ndeshjet e mbetura në fushë neutrale. Në ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës fundjavën e shkuar, presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, Dritan Bici kanë goditur me grusht arbitrin Anxhi Lushi pasi ky i fundit akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës.

Mësohet se Dritan Bici kishte shkaktuar problematika të tilla të ngjashme edhe vite më parë, në 2013-ën, kur ishte kryebashkiak nën siglën e Partisë Socialiste. Bici me makinë është futur në fushën e blertë duke thyer rrethimin e stadiumit të Gramshit, gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Dënim edhe për Bylis për sjelljen e gabuar të tifozëve, si edhe në gjithë kategoritë e tjera. Nuk mungojnë pezullimet e lojtarëve të Elbasanit dhe Pogradecit po në Kategorinë e Dytë, me lojtarët vendas që shfrynë kundër arbitrit.

Vendimet e plota:

  1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Turbina, Omer Musaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Turbina, Bledar Malaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KS Korabi, Vilson Lila, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i Besëlidhjes, Artan Bano, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF Vllaznia Ervis Plori, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Cota, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i KF Sopoti ,Sazan Burra, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i Iliria sh.a, Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Pogradeci, Alfred Zefi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i KF Pogradeci, Olger Hyzellari, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Pogradeci, Andi Cela, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i KF Pogradeci, Guedes Da Costa Carlos Henrique, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Pogradeci, Jurges Beqiri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Zyrtari i KF Pogradeci, Nesti Binishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i KF Pogradeci, Kopi Cerepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i AF Elbasani, Xhulio Jaupi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i AF Elbasani, Albi Gjolena, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  20. Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici,për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/2 dhe 55/1 të KDS dënohet me 2 vite përjashtim nga veprimtaritë futbollistike, garat dhe ose nga kampionatet kombëtare. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF deri në përfundim të dënimit.
  21. KF Gramshi, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Valbona FK dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi A, pa spektatorë.
  22. Lojtari i FC Dinamo U-19, Albi Azizi, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/f të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  23. Zyrtari i KF Tirana U-14, Erald Deliallisi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. Lojtari i FC Lushnja U-19, Klaudio Ibraliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  25. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Flanres Çako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  26. Lojtari i KF Shkodra U-19, Antonio Gjolaj, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  27. Shënkolli U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?