Incidentet në stadium, gjatë ndeshjes Elbasani-Dinamo

Sport

Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit

23 Janar, 18:40| Përditesimi: 23 Janar, 19:09

  • Share

Tiranë- Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF mori disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme (23 Janar), ku Elbasani dhe Besa janë dënuar me nga 200 mijë lekë gjobë, për incidentet e ndeshjeve të kaluara në stadiumet respektive. Besa është dënuar edhe me 2 ndeshje pa tifozë.

Elbasani dënohet me gjobë 200 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen me Dinamon, ku pati edhe dhunë në shkallët e stadiumit.

Gjithashtu është pezulluar edhe vendimi, me 1 vit pezullim i futbollistëve Brajan, Santiago dhe Adolf Selmani, të cilët kanë goditur arbitrin në një ndeshje të KF Ilirisë. Ky dënim është zbritur në 6 muaj nga Komisioni i Disiplinës.

Kurse për Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, është dhënë dënimi me gjobë në masën 200 mijë lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Gjithashtu u pranua kërkesa e zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht ka zbritur në 6 muaj, sikurse edhe ajo e 3 futbollistëve të Ilirisë.

Incidentet në Elbasani-Dinamo ndodhën më 19 Janar. Kryeqytetasit fituan 3-1 kundër AF Elbasanit në "Elbasan Arena" për javën e 21-të në Superligës. Gjatë pjesës së dytë nuk munguan tensionet mes dy tifozerive, teksa pati sende të hedhura në drejtim të njëri-tjetrit dhe stola të thyer.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?