Protesta e Tërbunit para FSHF-së

Disiplina i përjashtoi nga Kategoria e Parë, tifozët dhe drejtuesit e Tërbunit protestë para FSHF-së

7 Prill 2023, 14:29
  • Share

Tërbuni i Pukës u përjashtua pak ditë më parë nga kampionati i këtij sezoni në Kategorinë e Parë dhe nga sezoni i ri do luajë në Kategorinë e Dytë të futbollit. Komisioni i Disiplinës e argumentoi këtë vendim për 'mos garantimin e sigurisë' në ndeshjen kundër Turbinës për javën e 21-të, me duelin që në fund prodhoi tension për vendimet e arbitrit.

Këtë mesditë, drejtuesit dhe tifozët e Tërbunit kanë protestuar para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë. Kanë qenë disa dhjetra protestues që kanë ngritur zërin kundër dënimit, teksa kanë ngjitur në muret rrethuese të institucionit foto të shkëputura nga ndeshja e fundit, që solli edhe përjashtimin e tyre.

Për Report TV, dje drejtori teknik i Tërbunit, Viktor Gjoni u shpreh se do kërkojnë drejtësinë deri në Gjykatën e Lozanës në Zvicër, teksa kërkohet anullimi i vendimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?