Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Për mungesën e përmbushjes së përgjegjësive dhe dhunën e vazhdueshme ndaj zyrtarëve të FSHF-së, Egnatia do duhet t'i zhvillojë ndeshjet e pjesës së mbetur të sezonit pa tifozë dhe në fushë asnjëanëse. Dënime edhe në Kategoritë e tjera, me zyrtarin e Veleçikut, Nuri Rexha që është pezulluar me tetë ndeshje.
Vendimet e plota:
- KF Egnatia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe në vijim të vendimit Nr. 30 datë 30.03.2023, në bazë të neneve 63, 64/2 dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse.
- Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli U-17, Nikollë Leka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Shkodra U-17, Omer Gëlqerja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Spartaku, Endri Dahriu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Spartaku, Amarildo Mustafa, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i AF Kamza U-15, Fatmir Tare, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- AF Kamza U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 63, 64/2 dhe 64/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër F.B.A U-15 dhe dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-14, kundër SH.S Pepa U-14, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- KF Skënderbu U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-19, kundër FC Internacional Tirana U-19, në bazë të nenit 30/3 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Komento