Disiplina jep vendimet, nuk ka dënime për Kategorinë Superiore

15 Maj 2018, 19:18| Përditesimi: 15 Maj 2018, 19:21

  • Share

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme vendimet për parregullsitë në futbollin shqiptar në fundjavën e kaluar. Për ekipet e Superiroes nuk ka asnjë masë, ndërsa bie në sy dënimet e shumta tek moshat, pas ndeshjeve ku u shënuan ngjarje dhune.

VENDIMET
1.KF “Tërbuni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

2.KF “Shkëndija Tr” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.

3.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Igli Koca, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Flavio Kllogjeri, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19, Ylber Muca, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Shkëndija Tr” U-19,Ditmar Mira, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

7.Zyrtari i KF “Skënderbeu” U-19, Klejdi Larti, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

8.KF “Skënderbeu” U-19, për dështim në përmbushjen e pëgjegjesive duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenin 66/3.b të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkates.

9.Lojtari i KF “Kamza” U-19, Ervin Lamaj, për ofendim, tentative për goditje dhe përshtymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10.Zyrtari i KF Iliria” U-19,Dashamir Cangu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar si dhe duke shkaktuar vonesa ne zhvillimin e lojes, në bazë të Nenit 48/2.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

11.Zyrtari i KF Iliria” U-19, Dritan Grifi , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2.b) të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

12.Lojtari i KF “Kamëza” U-19,  Klevis Kotorri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.Lojtari i KF “Kamëza” U-19, Rigels Guri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Aldi Vathi, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Arben Sulaj , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Ledio Bakalli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17.Lojtari i KF “Iliria” U-19, Klajdi Kraja, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18.KF “Korabi“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

19.KF “Shkodra“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

20.KF “Vora“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me SH.S “Pepa” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

21.KF “Korabi“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?