Komisioni i Disiplinës

Sport

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

13 Janar, 20:50| Përditesimi: 13 Janar, 20:54

  • Share

TIRANË - Këtë të hënë, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e tij për ngjarjet futbollistike të javës së kaluar. Në total janë dhënë gjashtë masa disiplinore, të cilat përfshijnë gjoba dhe pezullime.

Presidenti i KF Laçi, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa lojtari i skuadrës, William Cordeiro, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive. Për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, AF Elbasani është gjobitur me 50 mijë lekë.

Vendimet e Disiplinës: 

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo Ëilliam, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
  5. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
  6. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?