Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi 2) në Superligë. Për shkak të sjelljes së tifozëve (sende në fushë dhe mjete piroteknike), Egnatia dhe AF Elbasani janë dënuar me 50 mijë lekë gjobë. Ndërkohë Vora është paralajmëruar 'se në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores së aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes', do ketë masa disiplinore.
Vendimet e plota:
1.KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë
2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë
3. KF Vora, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores së aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Komente
