Foto ilustruese

Disiplina/ Tirana, Dinamo dhe Laçi me merkato të bllokuar një javë para nisjes së Superligës! Rrezikon Lushnja

8 Gusht, 15:09| Përditesimi: 8 Gusht, 15:25

  • Share

Mospagesa e detyrimeve ndaj ish-lojtarëve, por edhe detyrimet që kanë për kuotën e trajnimit ndaj klubeve bazë, vazhdon të jetë makth për futbollin shqiptar. Në bazë të udhëzimeve të UEFA-s, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është detyruar që t’u bllokojë merkaton për tre afate kalimtare klubeve të cilat nuk paguajnë këto detyrime pasi humbasin gjyqet përkatëse me ish-lojtarët. Kur mbetet pak më shumë se një javë nga fillimi i Superligës, FSHF ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e Tiranës, Laçit dhe Dinamos, për shkak të detyrimeve që kanë këto klube ndaj palëve të treta. Paralajmërim për Lushnjën.

Vendimet e plota: 

  1. KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  2. KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  3. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  4. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  5. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Niko Zisi. KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?