Disiplina “zbulon” skandalin e FSHF me delegatin e Asamblesë

7 Prill 2018, 16:44| Përditesimi: 7 Prill 2018, 16:52

  • Share

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet e fundit në lidhje me ngjarjet sportive që ndodhën në javën e fundit. Mes të tjerash, ajo që bie në sy, është dënimi i Eduart Tanushit, zyrtar i klubit të Laçit, që i ndalohet për 2 ndeshje qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

Një vendim disiplinor si shumë të tjera në sportin shqiptar, por skandali qëndron se pikërisht Eduart Tanushi është edhe përfaqësues i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Lezhë, madje duke votuar në Asamblenë e fundit Zgjedhore të shkurtit.  Eduart Tanushi u zgjodh në mënyrë të rrufeshme dhe të mistershme si përfaqësues për të votuar në momentet e fundit, dhe kandidati për president Bashkim Fino e lakoi këtë emër si i paligjshëm, pasi nuk kishte kuptim që një nga Laçi të votonte për shoqatën e Lezhës.

 Vendimi i fundit i Disiplinës ka nxjerrë zbuluar FSHF-në në lidhje me shoqatën Rajonale të Lezhës, e cila ashtu si të gjithë të tjerat, nuk ishte e regjistruar në Gjykatë. Shoqatat Rajonale janë edhe shkaku kryesor që Gjykata e Tiranës nuk regjistroi zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku organet drejtuese kanë mbetur të ngrira, pasi nuk mund të marrin vendime deri në legjimitetin e gjyqësorit.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 07/04/2018 17:15

    Ore si e mbani akoma ktë maskara ordiner në kry të feddratës po është turp i madh për Shqiprin që ta drejtoj federatën një njeri i till

    Përgjigju
  • redi: 07/04/2018 17:14

    Zgjedhjet per kryetarin e FSHF kane qene me te vertete tragjikomike dhe kjo tregon dhe gjendjen e futbollit shqiptar , qe eshte larg te qenit ne nivel te mire . Ne bote zgjedhjet kryhen nga klubet e e kategorive ne kompeticionet kombetare , duke u perfaqesuar ne votim nga presidentet dhe traineret e skuadrave , ndersa per shoqatat lokale qe mund te jene me mijra as nuk behet fjale sepse ato nuk kane as status juridik . Fino kushte te drejte per nanipulimin por per mua kryetari i FSHF duhet te jete patjeter futbollist me kariere dhe kontribut te pasur ne futboll dhe bile te sanksionohet dhe ne statusin e FSHF . Vetem keshtu do kete ndryshime pozitive ne sport dhe jo bisnezmen qe detyren publike mund ta kthejne ne favor te bisneseve te tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?