Kronikë

“Disiplinë dhe profesionalizëm”/ NATO vlerëson me medalje ushtarët shqiptarë në Afganistan (FOTO)

18 Nëntor 2019, 13:47| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 13:52

  • Share

Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur, e për këtë ushtarët tanë kanë marrë herë pas herë vlerësime.

Së fundmi, NATO ka vlerësuar me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat, në Afganistan. 

Ka qenë ministrja Olta Xhaçka, e cila ka sqaruar se vlerësimi nga NATO është marrë  “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”.

“Vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat u vlerësuan nga NATO për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support.”, -shkruan Xhaçka në profilin e saj në Facebook.

Ceremonia e vlerësimit 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?