Diskriminim për shkak të bindjeve politike, raporti i Komisionerit: 107 ankesa kundër partive në vitin 2022! Rriten ankimet për mosmarrje shërbimesh

14 Prill 2023, 15:59| Përditesimi: 14 Prill 2023, 16:06

  • Share

Gjatë vitit 2022, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka pasur 107 ankesa për shkak të bindjeve politike, ku vetëm për 39 prej tyre kanë gjetur zgjidhe. Për këtë shkak, këta individë nuk kanë gjetur punë ose janë larguar nga administrate qendrore dhe vendore.

“Gjatë vitit 2022, Komisioneri është shprehur me 39 vendime mbi ankesat/çështjet ex-officio ku është pretenduar diskriminim për shkak të bindjes politike. Disa prej vendimeve të sipërpërmendura janë dhënë edhe për shkaqe të tjera, të pretenduara në ankesat respektive. Në përfundim të shqyrtimit të çështjeve janë dhënë vendimet si më poshtë: 23 vendime diskriminimi; 4 vendime mosdiskriminimi; 10 vendime mospranimi; 1 vendim për ndërprerje të procedurave hetimore pasi është arritur efektiviteti dhe qëllimi, për të cilin kishte nisur procedura hetimore; 1 vendim për ndërprerje të procedurave hetimore pasi subjekti ankues është tërhequr nga shqyrtimi i mëtejshëm i ankesës”, shkruhet në raportin e përgatitur nga komisioneri Robert Gajda. 

Pjesë nga raporti i Komisionerit për diskriminimin

Raporti nënvizon se se 48.3% e ankesave të bëra pranë Komisionerit lidhen me marrjen e shërbimeve Gjatë vitit 2022, nga totali prej 297 çështje të trajtuara gjithsej  ,14 çështje  janë në fushën e arsimit, 140 çështje janë fushën e punësimit dhe 143 çështje në fushën e të mirave dhe shërbimeve, 84 çështje të mbartura nga 2021. Raporti nënvizon se gjatë vitit 2022, shpërndarja e çështjeve të trajtuara sipas 3 fushave, punësim, arsim, të mira shërbime, vazhdon të jetë e ngjashme me atë të vitit 2021, gjatë të cilit rezulton se, çështjet në fushën e arsimit zënë 4.7% të totalit të çështjeve të trajtuara gjatë këtij viti me një rritje të lehtë prej 0.7 % krahasuar me vitin paraardhës.

Një pjesë e mirë e ankesave drejtohen edhe kundër institucioneve të administratës qendrore, ku objekti i ankesave konsiston në mosofrimin apo garantimin e një serie shërbimesh si, shërbimi shëndetësor, si dhe mos ofrimi i transportit publik qytetas pa pagesë, etj. Shkaqet kryesore, për të cilat janë paraqitur ankesat në fushën e shërbimeve kanë qenë: aftësia e kufizuar, raca dhe gjendja ekonomike

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?