Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Kronikë

Diskutime rreth bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, ministri i Jashtëm grek ‘kokë më kokë’ për herë të dytë brenda muajit me ambasadoren shqiptare në Athinë, Hajdaraga

1 Qershor 2021, 13:34| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 13:38

  • Share

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidias ka zhvilluar një takim së bashku me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Lajmi është bërë me dije, nga ministri grek, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se me ambasadoren diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rajonal.

Ky është takimi i dytë "kokë më kokë" brenda muajit mes Dendias dhe Hajdaragës, pasi ata më 6 maj kanë zhvilluar një bisedë në kuadër të 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?